Wednesday, August 29, 2012

Nuk kanë kohë, në Kinë klub për tu gjetur gra pasanikëve



Shangai, 28 gusht 2012, NOA- Manjatët kinezë dhe super të pasurit nuk kanë kohë për të gjetur shpirtin binjak, dhe në ndihmë të tyre ka ardhur CECS (China Entrepreneurs' Club for Singles') e krijuar në Guangzhou, për tu ardhur në ndihmë për të gjetur gruan e jetës.

Siç informon noa.al, mediat vendase bëjnë me dije se janë 2700 vajza të reja që deri më tani janë regjistruar në këtë klub për të dhënë intervistat e tyre.

Shoqëria në fjalë e krijoi këtë klub të veçantë duke u kërkuar cilitdo pasanik që kërkon të gjejë grua të paguajë një shumë vjetore prej minimalisht 25 mijë euro.