Mila Kunis ka qenë disa herë kryeartikulli i mediave së fundmi, pasi që u zbulua romanca e saj me bashkë aktorin e saj Ashton Kutcher, por mos pritni që Kunis dhe Kutcher të martohen shpejt. Ose thënë më mirë, mos pritni që Kunis të martohet ndonjëherë.
“Do të më pëlqente të gjeja të duhurin. Por sja e sigurt për martesën. Nuk më duket e nevojshme. Do të jem me dikë sepse unë dua dhe jo sepse një copë letër më thotë se duhet”, tha 29 vjeçarja.
Por ky nuk është vendim i prerë i Mila-s.
“Nëse personi i jetës të cilin e dua mendon se kjo është e rëndësishme, atëherë në rregull. Do të martohem”.
Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar lidhja e saj me 34 vjeçarin Kutcher, i cili u nda me gruan e tij Demi Moore, 50 vjeçare vjeshtën e kaluar, dyshja kanë kaluar shumë kohë bashkë dhe janë parë duke u puthur dhe duke mbajtur duart e njëjri tjetrit.
|