Wednesday, August 22, 2012

New York, 3400 çifte të veshur me të bardha nga koka te këmbët në restorant (FOTOT)



New York, 22 gusht 2012, NOA/ Beqir Sina- New Yorku shpesh herë quhet “qyteti i çudirave ngaqë pothuajse çdo ditë në metropolin e botës, qytetin e 12 milionë banorëve do të ketë ndodhur ndonjë “çudi” e madhe.

Në pjesën veriore të qytetit rreth 3400 çifte të veshur në të bardhë ishin në qendrën më të madhe kulturore e artistike në botë Qendrën Linkoln në mënyrë që ata të mund të shijonin një darkë në natyrë, të cilën e shtroj për të dytën vit në New York grupi i restoranteve franceze En Blanc.
Siç informon noa.al kjo cilësohet si ngjarja e dytë vjetore e cila zhvillohet në kujdesin e një varg restorantesh të kompanisë së njohur En Blanc, nga Franca, ka zbritur mbrëmë në natën e fundit, në sheshin e famshëm njujorkez në Linkoln Center, duke sjellë me vete më shumë se 3400 çifte - mysafirë këta të ulur në tryezat me plot ushqim të veshur në të bardhë nga koka deri te këmbët.

Ngjarja, e ashtuquajtur  si një “spektakël komercial, misterioz dhe i rafinuar”, i pronarëve të këtyre restoranteve filloi në Francë dhe është mbajtur në të njëjtat kushte ku çiftet-mysafirë të ulur në tryezat me plotë ushqim duhet të jenë të veshur në të bardhë nga koka deri te këmbët, duke simbolizuar emrin e këtij restoranti që në shqip përkthehet, “E Bardha - En Blanc”.
Mbas Francës, vend origjina e këtyre restoranteve , “treni” i En Blanc - E Bardha, mori udhën duke kaluar  nëpër 22 qytete në të pesë kontinentet e rruzullit. Organizuar nga mediat sociale dhe agjencitë e modës së vjetër , në New York, ajo u konsiderua si ngjarje vitit të kaluar e këtij qyteti kur u mbajt për herë të parë në Amerikë, ngjarje kjo e cila tërhoqi rreth 1200 çifte -mysafirë dhe u mbajt vitin e kaluar në Qendrën Botërore Financiare.

Mirëpo pas kësaj kjo ngjarje tërhoqi më shumë se 30 000 njerëz që u regjistruan në listën e pritjes, thanë organizatorët.
Mediat njujorkeze shkruan se kjo ngjarje është pak si një aventurë për Restorantet - Diners, për të tërhequr kaq shumë njerëz në një moment kaq të caktuar me shumë njerëz në një vend në natyrë dhe që të jenë të gjithë të veshur tërësisht në të bardhë dhe të pajisur me tavolina, karrige, tavolinë linens, porcelani, kristal, argjendi dhe një darkë të pasur me ushqimet e këtij restoranti
Por ajo që e përcakton këtë ngjarje pavarësisht nga konformitetit e të panumërta dhe "spontane", është se si mund të mblidhen kaq shumë njerëz si mysafirë të ulur në tryezat me plot ushqim të veshur në të bardhë nga koka deri te këmbët - nën simbolin e restorantit, duke e bërë këtë të famshëm në të gjithë botën.
“En Blanc është restoranti  më elegante, dhe sigurisht më europiani në botë, si dhe fakti se askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte 30 minuta më parë, se do të mbahej ky spektakël madhështorë, pra vetëm se e bën atë të jetë një nga më të veçantët në botë," tha bashkë-organizatori  Gilles Amsallem. Amsallem shtoi se, “Ppjesa më e vështirë për të bërë një ngjarje si kjo në New York City është ajo e pijeve". Këtu kemi hasur në probleme me mysafirët tanë. Disa çifte kanë patur edhe shkelje të rregullave për këtë spektakël mbasi disa grupe mysafirësh nuk kanë pritur për të blerë verën e En Blanc, e cila është një nga verat më të mira franceze. Ndërsa disa të tjerë sollën edhe ndonjë ushqimin shtesë me vete, pije të ndryshme të alkoolit, në ndërkohë që sipas rregullave të mëparshme ato duhej të blihen në përputhje me rregulloret e të gjithëve, përcaktuar më parë En Blanc, e cila donte që pijet alkoolike të paktën duhet të jenë të nevojshme për të blerë vetëm nga En Blanc-o nga që ato janë në koncesionet e licencuar të shtetit..
Mysafirët nuk duket se ishin të një mendje për mirë apo për keq, ata ndan mendime të ndryshme: "Kjo është e shkëlqyer, ky është i përsosur," tha njëri prej çifteve Haleigh Ciel, e cila ishte me të dashurin e saj Martin. “Ka shumë njerëz edhe në mënyrë shumë të ndryshme, moshat-dhe kodin e veshjes këtu dhe organizatori me qëllim fitimi i ka pranuar”,  tha një çift tjetër që kishte mbetur i pakënaqur nga kjo mbrëmje e madhe të veshur kokë e këmbë në të bardhë.