Madonna është një nga zërat kryesorë kundër dënimit të vajzave të Pussy Riot në Rusi.
Ajo gjatë performancës në Rusi, pati mbajtur një fjalim në mbështetje të tri vajzave të Pussy Riot, të cilat u dënuan nga gjykata në Moskë, vetëm pse kanë kënduar “me huliganizëm” kundër pushtetit të Vladimir Putinit.
Por Madonna tani ka lëshuar edhe një deklaratë për media, në të cilën u bënë thirrje artistëve në mbarë botën të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që Pussy Riot të lirohen nga burgu.
“Është mënyra e tyre se si vendosin të shprehin një papajtueshmëri politike. Mendoj se vendimi për burg me dy vite, në radhë të parë është çnjerëzor. U bëjë thirrje të gjithë atyre që e duan dhe punojnë për lirinë e shprehjes ta dënojnë këtë vendim dhe të punojnë menjhëerë që ai të shfuqizohet. U bëj thirrje të gjithë artistëve të organizojnë madje edhe protesta kundër këtij vendimin. Ato kanë kaluar mjaft kohë në burg. U bëjë thirrje TË GJITHËVE në Rusi të lënë vajzat e Pussy Riot të lira”, thuhet veç tjerash në deklaratën e Madonëns./Indeksonline/
|