Një ndër këngëtaret më të kritikuar për veshjen ekstravagante dhe gjysmë nudo në skenë, Madonna ka përzgjedhur të ndërrojë stil.
Ajo është fotografuar ndërsa lahej në det e veshur me bluzë të bardhë me mëngë të gjata dhe pantallona të bardha, raporton
Disi e çuditshme në fakt për një personazh kaq të njohur, që pothuajse gjithnjë në interpretimet e saj në skenë zhvishet dhe pikërisht kritikat më të forta ndaj saj përqendrohen tek ky fakt.
Gjatë pushimeve 54-vjeçarja shoqërohet nga vajza e saj adoleshente Lourdes, e cila mbante veshur bik ini të bardha dhe nga i dashuri 24-vjeçar Brahim Zaibat, që gjatë gjithë kohës i kushton një përkujdesje të veçantë këngëtares..
Ata janë fotografuar teksa Madonna notonte në brigjet franceze me bluzën e bardhë me mëngë të gjata dhe një kapele në kokë.
Kjo veshje mund të shpjegohet ndonëse me një qëllim të këngëtares për të mos djegur trupin e saj nga rrezet e forta të diellit.
Por një tjetër arsye mund të jetë edhe feja misterioze Kabbalah, të cilën këngëtarja e ndjek prej vitit 1996.


