Me apo pa qëllim, ajo ka nxjerrë gjoksin jashtë gjatë prezantimit të pamjes më të re, ku ka filluar të bëhet një bionde seksi. Kështu siç e prezanton Panorama plus është pamja më e re e këngëtares së njohur Linda Halimi, e cila dita-ditës përpiqet të promovojë veten përmes Facebook-ut, si mënyra më e mirë e marketingut, për të shprehur atë që dëshiron.
Foto me të dashurin pa fund, nëpër ngjarje e mbrëmje muzikore, por pa munguar edhe fotot ku këngëtarja shihet vetëm. Ditën e martë, Linda ka prezantuar pamjen e saj të re, si dhe ndryshimin e look-ut, duke treguar se do të rikthehet tashmë si bionde. Por, pos flokëve bie në sy edhe gjoksi i saj, për çka dashamirë të saj e kanë këshilluar që ta largojë nga profili këtë foto.