Tuesday, August 21, 2012

Kim Kardashian: E Pakënaqur Me Trupin E Saj?

                                             
Kim Kardashian thotë se asnjëherë nuk ndihet terësisht rehat në lidhje me trupin e saj, pavarësisht faktit se ajo vlerësohet si një nga femrat më të bukura në botë.
Ylli i televizionit amerikan, e cila edhe këtë vit është në listën e femrave më tërheqëse, në një intervistë për ITV1, ka pranuar: ”Jam perfeksioniste e madhe, prandaj asnjëherë nuk ndihem rehat”.
Më tej, ajo ka shtuar se më së shumti urren kofshët e saj, duke thënë: ”Akoma kam celulit”.
Kim, 31 vjeçe, e cila është në lidhje dashurie me Kanye West, ka thënë se sezoni i ardhshëm i shfaqjes së saj televizive ”Keeping Up with the Kardashians”, do të jetë më ”i egri” deri me tani