Është kërcimtare profesioniste, por si çdo njeri që ka nevojë për pushim, edhe ajo ka refuzuar të kërcejë.


o ka qenë edhe përzgjedhja e Jennifer Lopez mbrëmjen e djeshme, kur së bashku me shoqërinë dhe të dashurin të saj ndodhej në një klub nate në Las Vegas.
E lodhur nga angazhimet e shumta të ditës si edhe nga kërcimet e shumta në turneun e saj botëror, këngëtarja nuk ka preferuar të kërcejë, ndërsa shihte atmosferën që ishte krijuar në klub dhe shijonte muzikën, raporton noa.al.
Lopez dukej tepër elegante me fustanin blu të errët bust, me disa vija të bardha, ndërsa përshëndeste fansat e saj.
Këngëtarja është ndjerë e lodhur pas një dite të mbushur plot me aktivitete dhe ka preferuar të qëndrojë ulur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Më herët, pjesëtarja e jurisë së American Idol, është fotografuar me pantallona të shkurtra të bardha dhe bluzë të bardhë, veshje që e kishte kombinuar me sandale me taka me lekurë leopardi.







