Heidi Klum bëhet stiliste
Të jesh nënë e 4 fëmijëve të ndihmon kur do të nxjerrësh një linjë mode për fëmijë. Heidi Klum, shumë elegante, veshur me një fustan me dizenjo leopardi dhe sandale me takë shumë të lartë ka prezantuar linjën e saj Truly Scrumptions në New York. Veshjet janë fashion por edhe komode dhe mund të lahen edhe në lavatriçe. Top modelja dhe ylli i televizionit di shumë mirë që nënat dashurojnë ti veshin mirë fëmijët e tyre duke mos hequr dorë nga prakticiteti. Linja e Heidit është që tani një sukses, e cila pas ndarjes nga ish burri i saj Seal, mendon vetëm për punën dhe fëmijët e saj.