Wednesday, August 29, 2012

Gisele Bundchen, modelja më e fuqishme në botë (FOTOT)


New York, 29 gusht 2012, Gisele Caroline Bundchen është modelja braziliane e cila cilësohet sie më e fuqishmja në botën  e modës.

Ajo është ambasadore e vullnetit të mirë në Programin e Kombeve të Bashkuara për mjedisin.

Siç informon noa.al, Bundchen pas viteve ’90 hapi një valë të fuqishme në modën braziliane me suksesin e saj.

Në vitin 1999 revista “Vogue” e cilësoi atë si rikthimin e modeles seksi dhe e përkufizoi si një heroinë në botën e modës.

Gisele ishte modele e Victoria’s Secret Angels nga viti 2000 deri në vitin 2007. Qysh prej vitit 2004 ajo është cilësuar si modelja më e paguar në botë dhe 1 nga 16 femrat më të pasura në botën e showbiz, me të ardhura më shumë se 150 milionë dollarë.