Manekinia braziliane, Gisele Bundchen është kurorëzuar mbretëreshë e pasarelave, ndërsa rezulton më e paguara në botë.
Supermodelja kryeson listën e femrave të llojit të saj sipas klasifikimit të bërë nga revista e njohur Forbes. Kjo 31 vjeçare ka një fitim prej 45 milionë dollarësh në vit, falë kontratave me Versace, Esprit dhe Pantene.
E dyta rreshtohet Kate Moss, e cila fiton 9.2 milionë dollarë, nga kontratat që ka me Topshop, Rimmel dhe Mango, e treta Natalia Vodianova me 8.6 milionë dollarë që i ka fituar në 12 muajt e fundit. Në vendin e katërt, të pestë dhe të gjashtë janë Adriana Lima, Doutzen Kroes dhe Alessandra Ambrosio. Dhjetëshen e plotësojnë Miranda Kerr, Lara Stone, Carolyn Murphy dhe Candice Swanepoel, transmeton Lajmifundit.