Më shumë se sa paraqitjet në fushë, gjatë dekadave të fundit, Anglia ka tërhequr më shumë vëmëndje jashtë fushe. Dhe, këtë gjë e ka arritur falë të dashurave apo grave të futbollistëve të kombëtares, të ashtuquajturat WAG. E fundit që është bërë pjesë e tyre është Georgina Dorsett, e dashura e mesfushorit të ri të Mançester Junaited, Tom Cleverley, që debutoi me Anglinë një ditë më parë kundër Italisë.












