
Këto janë pushimet e para që çifti po kalon pranë njëri-tjetrit dhe ata duken tepër të lumtur e të gëzuar për këtë fakt, raporton noa.al.
Janë parë të shoqëruar edhe me disa miq të tjerë në bordin e një jahti privat në ishujt e Spanjës.
Në disa fotografi të tjera, modelja ruse e veshur me bikini të bardha me pika të zeza, i dhuron puthje të dashurit të saj.
Përpara se të lidhej me modelen ruse, Alonso deklaroi ndarjen e tij nga ylli spanjoll Raquel del Rosario, pikërisht në dhjetor të 2011, ndonëse ata kanë mbetur miq mes tyre.
“Pas pesë vitesh martese ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë si çift. Ne jemi ndarë si burrë e grua por kurrë si miq”, thuhej në deklaratën e tyre të ndarjes.
Piloti i “Formulës 1”, ishte martuar me këngëtaren spanjolle në vitin 2006 në një dasmë shumë sekrete.