Thursday, August 16, 2012

Fajin e ka rrobaqepsi (FOTO)


Veshi një fustan të ngushtë bardhezi që i rrinte shumë bukur dhe doli me
shoqen e saj të ngushtë për një pije. Por nuk mund ta imagjinonte dot që ajo
mbrëmje do të mësohej nga e gjithë bota dhe fotot e saj do të qarkullonin nga
blogu në blog.
E kemi fjalën për Maria Fowler, e cila teksa ecte për qejfin e vet, dëgjoi një
zhurmë të çuditshme. Pjesa e pasme e fustanit iu gris, u nda më dysh dhe iu
dukën edhe… të brendshmet e kuqe.
Çanta e saj e vogël nuk mund t’i mbulonte gjë dhe të pranishmit shijuan…
pamjen që iu shfaq përpara. Maria u përpoq ta përballonte situatën me humor.
Ajo shkroi në twitter: “U përpoqa të kisha një veshje serioze dhe ja se çfarë
pësova. Disa gjëra thjesht nuk është e shkruar të bëhen”.
Këtë herë mos e akuzoni kot! Këtë herë fajin e ka… rrobaqepësi!