Disa kane qene lidhje te gjata, disa fejesa e disa te tjere kane qene te martuar. Tani ata jane serish single, serish ne kerkim te lumturise. Po kush jane dhe perse mbaruan disa nga lidhjet me te perfolura dhe me mediatike te personave publike shqiptare?
Kastro Zizo dhe Erleta Hoti
Kastro Zizo vetem pak kohe me pare i ka dhene fund marteses se tij te dyte.Para ndarjes ai pohoi se ishte mjaft i lumtur pas ardhjes ne jete te vajze se tij, Nias dhe marredhenia me Erleten po ecte me se miri. Po krejt papritur mesuam se ai ishte ndare edhe nga Erleta, duke i dhene fund keshtu edhe marteses se tij te dyte. Lidhja e Kastros me vajzen e njohur te ekranit kosovar u be publike rreth nje vit me pare, gjate pushimeve te çiftit ne Dhermi. Ne fillim ata u perpoqen ta mohonin si lidhje, por me pas nuk hezituan ta benin publike, duke treguar se ishin shume te dashuruar me njeri-tjetrin. Pas lajmit te shtatzenise se Erletes, çifti u martua ne nje ceremoni private dhe jetonin te dy ne Prishtine, ku Kastro punon si drejtor ne nje kompani mediatike.
Ky vit duket se nuk ka qene me i miri sa i perket jetes private te kengetares Rozana Radi. Lidhja e saj me reperin kosovar Mc Kresha ka marre fund ne korrik te ketij viti. Rozi dhe Kresha jetuan historine e tyre perreth nje vit mes Prishtines dhe Kosoves. Po duket se diçka nuk shkoi ashtu siç ata e kishin planifikuar, pavaresisht dashurise mes tyre. Ata per nje kohe te gjate ishin edhe nje nga çiftet e preferuar te revistave dhe mediave te tjera, ne faqet e para te te cilave folen shpesh per lidhjen e tyre.
Landi i West Side Family
Landi i grupit te njohur West Side family ishte nje tjeter person i njohur, i cili kete vere e kaloi si single. Pas nje lidhjeje te gjate me Irisin dhe nje martese qe zgjati disa vite, Landi dhe Irisi i dhane fund marredhenies se tyre. Nderkohe, pas ketij ndryshimi ne jeten e tij, vera e djalit simpatik duket se ka kaluar ne plazhet e jugut me shoqerine e tij, por edhe mes femrave simpatike. Njohja e tij me Irisin ka ndodhur qysh ne rinine e hershme dhe pas shume e shume vitesh te lumtur kane vendosur qe ta celebrojne lidhjen e tyre, duke e bere keshtu zyrtare per te gjithe. Te dy, si Landi edhe Iris, ishin besimtare ne te njejten kishe, nje lidhje shume e forte kjo pergjate gjithe ketyre viteve. Madje kenga “Mesazh”, nje kenge qe çmendi te gjitha vajzat ne kohen kur u lançua, ka qene nje dedikim per Irisin.
Nje nga çiftet e tjera shume te dashura per publikun, dale nga edicioni i trete i Big Brother, fillimi i vitit 2012 i ka gjetur te ndare. Behet fjale per Bertinen dhe Erjonin, lidhja e te cileve mori fund pikerisht ne prag te Vitit te Ri 2012. Arsyet se perse çifti u nda nuk u bene asnjehere publike, njelloj si ne rastin e Adeles dhe te Bjordit. Pas ndarjes, mesa dime, Erioni vazhdon te jete ende vetem, ndersa jeta private e Bertines ka mbetur nje mister. Pavaresisht skepticizmit ndaj medias dy muaj me pare, Bertina u perfol per nje lidhje me ish-keshilltarin e Bexhet Pacollit, Esad Pushkar, por se fundmi ajo nuk eshte pare me ne shoqerine e tij.
Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula
Dafina dhe Ledri kane qene nje tjeter çift i njohur, i cili pas gati nje vit lidhjeje i kane dhene fund marredhenies se tyre. Fundi i kesaj historie ka shkaktuar jo pak telashe per te dy protagonistet. Vetem pasi mbaruan xhirimet me sukses te kenges se tyre “Tonight”, edhe lidhja e tyre pesoi krisje. Shkak kryesor per t’i dhene fund kesaj dashurie dyshohet se ka qene presioni shume i madh nga ana e Ledrit per te vazhduar me tej lidhjen me Dafina Zeqirin. Lidhja e tyre u vu ne shenjester edhe te grupit kundershtar te Baba Stars, OTR. Ne nje kenge te Noizyt, ironizohej lidhja e Dafina Zeqirit me Ledrin. Sipas tekstit te kenges, Dafina para se te lidhej me Ledrin ka pasur shume lidhje te tjera me kengetare qe jane edhe miq te Ledrit. Po si te mos mjaftonin keto, nje tjeter sherr mes ish-te dashurit te Dafines, Kranarit dhe Ledrit duket se perkeqesoi gjithçka. Ndarja e Ledrit dhe Dafines ndodhi ne momentin kur karriera e te dyve arriti kulmin me kengen ‘Tonight’, e cila u kthye vetem per pak jave ne nje nga kenget me te klikuara shqiptare ne internet, duke thyer çdo rekord te meparshem te artisteve shqiptare.