Tuesday, August 28, 2012

Bleona tregon muskujt


image
Pas një mungese 2- vjeçare, këngëtarja Bleona Qereti është kthyer dje në tokën mëmë, në vendin që e bëri të famshme. Nën shoqërinë e prindërve dhe qenit të saj Xhon, këngëtarja është ulur dje në aeroportin “Nënë Tereza” me një avion privat “Citation Xls”.
Bleona më në fund ka ardhur në Shqipëri përderisa më vete kishte marrë edhe kamerat amerikane, për shkak se me rikthimin e saj në Amerikë, televizionet atje do të transmetojnë një dokumentar për tour-in, me backstage. Këngëtarja është pritur ndërsa ka dalë nga hyrja VIP, nga katër bodyguardë dhe nga dy makina luksoze, po avionit të saj privat me të cilin ka arritur në Tiranë.
Siç dihet, arsyeja e ardhjes së Bleonës në Shqipëri është promovimi i albumit të parë në Amerikë. Pjesë ë këtij turneu do të jenë edhe dy DJ zyrtarë të Timbaland, Dj Free Style dhe Brasco, të cilët do të mbërrijnë nesër në Tiranë për koncertin e Vlorës.
Albumi
Shumë prej jush do të vënë duart në kokë kur të mësojnë faturën marramendëse që ka paguar këngëtarja për realizimin e këtij albumi… Plot 3 milionë dollarë, ka paguar Bleona Qereti për të realizuar albumin e saj të parë në Amerikë, për këngët e të cilit ka punuar me producentët më të mirë të muzikës, siç janë Timbaland, apo Rodney Jerkins (Darkchild)… Sakaq, kjo nuk është e gjitha: Videoja që do të promovojë albumin kap koston e 500 mijë dollarëve, ndërkohë që shpenzimet për tour-in janë të pallogaritshme dhe me shumë gjasa edhe ato do ta kalojnë shifrën e gjysmë milioni dollarë…
Turneu i Bleonës 
“Tour-in po e nis nga Vlora duke qenë se është 100-vjetori i Pavarësisë dhe do vazhdoj me Shkodrën, pasi babai im është shkodran dhe unë kam gjak shkodran. Është në agjendë edhe Elbasani, pasi ai është qyteti ku unë kam nisur karrierën. Të tre këto qytete nuk i ndaj dot, sepse kanë lidhje direkte me mua. Më pas tour-i do të vazhdojë me Prishtinën, Zvicrën, Italinë, Tiranën, Tetovën, Gjermaninë, Francën. Me shumë gjasa kjo maratonë koncertesh do të mbyllet në Neë York e Los Angeles, por asgjë nuk është mbyllur ende, pasi unë vendosa shumë vonë për të ndërmarrë tour-in”, – është shprehur këngëtarja gjatë ditës së djeshme për Bluetooth. Bleona tha se me shumë mundësi, ajo do të sjellë në Tiranë, Timbalandin, por kjo mbetet evazive, në varësi të angazhimeve të tij.