
Këngëtarja Bleona Qereti, ka punuar shumë kohën e fundit për të depërtuar në tregun ndërkombëtar dhe tani është drejt kurorëzimit të ëndrrës së saj.
Ajo ka përfunduar punët rreth albumit, ndërsa në agjendë është xhirimi i videos dhe turi mbarëbotëror që do të nisë me Shqipërinë, Kosovën e Malin e Zi.
“Këngët kanë përfunduar pothuajse të gjitha. Timbaland ka bërë tre këngë, Rodney Jerkins ka bërë tre këngë dhe këngët e tjera janë realizuar nga Skydancers në Francë dhe Stopwaitgo në Iceland. Jam në prag të xhirimit të videos së parë, ” ka treguar Bleona .
Drejtori i videos do të jetë Ray Kay, që është i njohur për shumë videokëngë të realizuara, duke nisur nga Britney Spears deri tek Lady Gaga.