Monday, August 20, 2012

Balotelli përpiqet “ta vjedhë” fotoaparatin (Video)


Futbollisti i paparashikueshëm, Mario Balotelli, është vënë sërish në qendër të mediave. Sulmuesi i Manchester Cityt pas ndeshjes ndaj Southamptonit në Etihad Stadium është përpjekur t’ia rrëmbejë aparatin fotografik një fotografeje të klubit.

Duke shkuar në zhveshtore, lojtari italian dukej i disponuar dhe fillimisht përshëndeti disa fëmijë, ndërsa kur iu afrua fotografes, u përpoq t’ia merrte fotoaparatin dhe kur nuk ia arriti qëllimit, ia mori një pjesë.
Nga videoja nuk mund të merret vesh, nëse veprimi i Balotellit ishte serioz apo vetëm për shaka... /Telegrafi/