
Tiranë, 18 gusht - Është zgjedhur si një ndër “20 bad girls” që çmendin më shumë meshkujt. Këtë lajm e ka bërë të ditur portali Global Grind, ku pas një konkursi në të cilin çdo lexues mund të votonte online, u përzgjodhën 20 femrat më provokuese që çmendin meshkujt.
Mes emrave të modeleve më të njohura në botë dhe para këngëtares Rihanna, u përzgjodh edhe modelja shqiptare Anxhela Martini. E konsideruar si “Vajzë e keqe”, Martini mori famë pasi ka publikuar shërbime fotografike ku është shfaqur tepër provokuese, veçanërisht pasi mori pjesë në një ngjarje mode e veshur me një fustan, e çara e të cilët linte dukshëm të kuptoje që modelja ishte pa mbathje, raporton BW.