Saturday, August 18, 2012

Anxhela Martini pa recipeta në pasarelën e famshme në Florida (FOTOT)


Miami Beach – Florida/Beqir Sina - Në pasarelën e famshme Fashion Week Swim 2013 që organizohet për çdo vit në këtë sesion në Miami Beach në Florida, dhe ku marrin pjesë një duzinë e modelisteve nga më të njohurit në botë, ka performuar me një stil të veçantë edhe topmodelia shqiptare në Amerikë, Anxhela Martini,

Në Fashion Week Swim 2013, modelistët treguan koleksionet e tyre për kostume banje dhe-veshjet e mbuluara për vitin e ardhshëm. Shumë nga modelet e paraqitur në pasarelën e Fashion Week Swim 2013 në Miami Beach janë koleksionet e tyre për të kostume banje dhe-veshjet e mbuluara që janë mbajtur nga femrat në të kaluarën por që janë për frymëzim, duke treguar hiret e vajzave sipas stileve të këtyre veshjeve të frymëzuar nga vitet 1960 dhe '70.

Siç u pëlqen gazetarëve ta thërrasin atë Supermodelja shqiptare Anxhela Martini, e cila prej vitesh jeton në SHBA, vetë në faqen e saj të Facebook ka vendosur fotot e saj ku tregon se ka marrë pjesë në Fashion Week Swim 2013 në Miami Beach - Florida me një stil tjetër mjaft provokative në "zbulimin" e gjoksit të saj pa recipetat.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Anxhela Martini topmodelja e njohur shqiptare në Amerikë, që vetë i sjell publikut ngandonjëherë fotot me imazhe hot (të "nxehta") me një provokim të stilit të saj, të cilën me sa duket se ajo tani e ka bërë hobin e saj - që sa herë të publikojë fotot personale të mundohet të tregojë "pak" edhe nga ato pjesë të trupit që femrat nuk i tregojnë "kurrë".

Anxhela Martini edhe më herët në faqen personale të internetit atë private ka vendosur fotot e saj, në të cilat supermodelja shqiptare shfaqej shumë më joshëse dhe "ngacmuese" për adhuruesit e këtyre lloj fotove - kur femrat shfaqen edhe pa të "brendshmet".

Ajo ka treguar dy vite më parë fotot e saj me një fustan vjollcë që më shumë i linte pjesë të trupit jashtë sesa i mbulonte, gjatë “Cfda Fashion Awards”. Poshtë fustanit mund të shikoje çdo gjë sepse ajo as të brendshme nuk kishte veshur. Fotot e saj "morën dhenë" dhe janë publikuar edhe në revistën prestigjioze italiane “GQ Italia”.