
Jennifer Aniston i ka dhënë fund historisë së saj 2-vjeçare me Justin Theroux. Sipas revistës ‘Star’, Jennifer është ndarë nga Justin sepse ky i fundit ende nuk i ka propozuar për martesë.
Aktorja ishte e bindur se Justin do i propozonte gjatë një udhëtimi që çifti bëri në Europë, ku vizituan Parisin, Romën dhe Kaprin, por kjo gjë nuk ndodhi. 43-vjeçarja i ka bërë të ditur aktorit Theroux se gjithçka mes tyre ka përfunduar para se të nisej për në Kaliforni për xhirimet e filmit të saj të ri